• сабота, 16 мај 2026

МIА Paralajmërime - МКD

МIА Paralajmërime - МКD

5 maj 2026

Shkup - Seancë e Komisionit paralmentarë për çështjen e zgjedhjeve dfhe emërimeve. (Salla "Boris Trajkovski" /12:30)

Shkup - Kryeministri Hirstian Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gurëthemelit për zgjerimin e SHFK "Goce Delçev" në Komunën e Aerodromit. (Është paraparë deklaratë për mediat të japë kryeministri Mickoski/10:30)

Shkup - Shënimi i 5 Majit – Dita e gjuhës maqedonase

- Komisioni parlamentar për kulturë dhe turizëm do të shënojë 5 Majin – Ditën e gjuhës maqedonase, dhe me rastin e 80-vjetor të botimit të parë të gramatikës së gjuhës maqedonase "Gramatika maqedonase" nga Krume Kepeski. (Salla"Boris Trajkovski")

-Fakulteti Filologjik do të mbajë një tribunë me temë "Gjendjet në gjuhën bashkëkohore maqedonase dhe përdorimi i gjuhës maqedonase në aktet juridike", me rastin e 5 Majit – Ditës së gjuhës maqedonase. (Fakulteti Filologjik "Bllazhe Koneski", amfiteatri i madh/13:00)

- Instituti për gjuhën maqedonase "Kërste Misirkov" – Shkup do të shënojë 5 Majin – Ditën e gjuhës maqedonase. (Amfiteatri i Institutit/9:30)

- Punëtori me temë "Burime gjuhësore digjitale për gjuhën maqedonase". (Fakulteti për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike, amfiteatri i vogël / ora 11:00)

Stamboll - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, do të marrë pjesë në Forumin e 5-të Ndërkombëtar për Ujërat, i cili do të mbahet më 5 dhe 6 maj 2026 në Stamboll, Turqi.

Shkup - Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, organizon një takim pune me Bekim Sali, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, i cili do të ketë një fjalim me temë: "Mundësitë financiare nga Bashkimi Evropian për zhvillimin dhe rritjen e sektorit privat". (Hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut – salla 4 në katin e pestë / ora 13:00)

Shkup - Brifing për gazetarët me temë "Investimi në çdo fëmijë – nxitja e kapitalit njerëzor, punësimi i grave dhe rritja gjithëpërfshirëse", i organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe UNICEF. (Qendra për ndërmarrje sociale – pas Muzeut të Nënë Terezës / ora 10:30)

________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

 

 

 

 

Остани поврзан