Është sulmuar me dronë ambasada amerikane në Arabinë Saudite
- – Dy dronë e goditën ambasadën amerikane në kryeqytetin saudit Riad, sipas informacioneve preliminare të publikuara sot në mëngjes nga autoritetet.
Riad, 3 mars 2026 (MIA) – Dy dronë e goditën ambasadën amerikane në kryeqytetin saudit Riad, sipas informacioneve preliminare të publikuara sot në mëngjes nga autoritetet.
Ambasada amerikane i porositi qytetarët e saj që menjëherë të gjejnë strehim dhe ta shmangin ambasadën deri në njoftimin shtesë për shkak të sulmit ndaj objektit. Gjithashtu, ishte dhënë njoftim për strehim në Xhedë dhe Dahran dhe ishte kufizuar çdo udhëtim i cili nuk është i patjetërsueshëm deri në objektet e rajonit.
Siç bëri të ditur DPA, në ambasadë ka shpërthyer “zjarr i kufizuar”, duke shkaktuar dëm më të vogël material, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Arabisë Saudite në X. Rrethanat e sakta të incidentit për momentin janë të paqarta.
Ministria e Mbrojtjes më vonë njoftoi se tetë dronë të tjerë ishin kapur dhe shkatërruar në afërsi të Riadit dhe Al-Karxhit, rreth 80 kilometra në jug.
Më parë, Departamenti i Shtetit amerikan u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga më shumë se dhjetë vende në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe Izraelin, për shkak të rreziqeve të sigurisë në kushte të përshkallëzimit ushtarak në rajon.
SHBA-ja dhe Izraeli filluan ofensivë me përmasa të gjera kundër Iranit të shtunën, duke shkaktuar përshkallëzim rajonal në të cilin Teherani lëshoi raketa drejt bazave amerikane në disa shtete të gjirit. fc/