Është publikuar Thirrja publike për mbështetjen e kooperativave bujqësore – Masa 131.1
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka shpallur thirrje publike për përdorimin e fondeve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2026 për të inkurajuar shoqatat. Të drejtë aplikimi kanë kooperativat bujqësore të regjistruara për kryerjen e aktiviteteve bujqësore.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka shpallur thirrje publike për përdorimin e fondeve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2026 për të inkurajuar shoqatat. Të drejtë aplikimi kanë kooperativat bujqësore të regjistruara për kryerjen e aktiviteteve bujqësore.
Qëllimi është nxitja e bashkimit të ekonomive bujqësore përmes formimit të kooperativave bujqësore, me ç’rast do të përmirësohet konkurrueshmëria, organizimi i prodhimit dhe plasmani i produkteve bujqësore.
„Është publikuar Thirrja Publike nr. 02/2026 për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2026. Të drejtë aplikimi kanë kooperativat bujqësore të regjistruara për ushtrimin e veprimtarisë bujqësore në përputhje me Ligjin për kooperativat dhe të evidentuara në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Kërkesat për shfrytëzimin e mjeteve dorëzohen sipas formularëve të përcaktuar me dokumentacion të plotë, ndërsa informatat e detajuara, kushtet dhe formularët për aplikim janë të disponueshme në faqen e internetit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. mb/
Foto: MIA