Është gjetur një telefon mobil në qelinë e pronarit të "Puls", gjykatësja njoftoi masa më të rrepta
- Në qelinë e të akuzuarit të parë, Dejan Jovanov, pronar i diskotelës "Puls" në Koçan, ku më 16 mars të këtij viti shpërtheu zjarr në të cilin humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u lënduan, u gjet një telefon mobil me kartë SIM.
Shkup, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Në qelinë e të akuzuarit të parë, Dejan Jovanov, pronar i diskotelës "Puls" në Koçan, ku më 16 mars të këtij viti shpërtheu zjarr në të cilin humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u lënduan, u gjet një telefon mobil me kartë SIM.
Në fillim të seancës së sotme, gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, informoi se Gjykata ka marrë informacione se në qelinë e Jovanovit, i cili ndodhet në paraburgim në burgun e Kumanovës është gjetur një telefon mobil Nokia me kartë SIM.
-Nuk e di kush ju i sjell, nuk e di, por tani do të jap një paralajmërim. Të mos përsëritet. Herën tjetër do të ndaloj vizitat, e kritikoi të akuzuarin gjyqtarja Grujevska Ilievska.
"Nuk e di kush ua ka sjellë, por tani do të jap një vërejtje. Të mos përsëritet. Herën tjetër do të ndaloj vizitat", e kritikoi të akuzuarin e parë, gjykatësja Gruevska Ilievska.
Në seancën e sotme, e cila filloi me gjysmë ore vonesë për shkak të vonesës së njërit nga avokatët e mbrojtjes, pritet të dëgjohen tre dëshmitarë – përfaqësues ligjorë të palëve të dëmtuara.
Në seancën e kaluar filloi procedura e dëshmive, me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria. Së pari dëshmoi pronari i një punishteje të vendosur pranë diskotekës i cili foli për rinovimin e "Puls" nga perspektiva e tij si fqinj i objektit, natën tragjike kur objekti u përfshi nga zjarri.
Të gjithë të akuzuarit deklaruan në fillim të gjyqit se nuk ndihen fajtorë për tragjedinë në të cilën vdiqën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Disa prej tyre shprehën ngushëllime për familjet e viktimave, por mbetën të qëndrimit se nuk kanë kryer "akte të rënda kundër sigurisë publike".
Në fillim të procesit, në fjalën hyrëse, prokurori Borçe Janev theksoi se gjykimi është një hap drejt përcaktimit të përgjegjësisë personale dhe institucionale, duke theksuar se shoqëria duhet të përballet me të vërtetën – kush e lejoi, kush heshti dhe kush nuk e pengoi që të ndodhte tragjedia në "Puls". Ai theksoi se nuk është vetëm e rëndësishme kush e ndezi zjarrin, por edhe kush pati mundësinë ta parandalonte, duke theksuar se tragjedia nuk është rezultat vetëm i përdorimit të piroteknikës, por i mangësive sistemike të viteve, heshtjes institucionale dhe mungesës së kontrollit që e shndërruan diskotekën në një "kurth vdekjeprurës".
Janev theksoi se kërkohet drejtësi, jo si hakmarrje, por si pasojë e paligjshmërisë dhe mosrespektimit të detyrave. Shumë të akuzuar, përmes avokatëve të tyre, e kundërshtuan bazën e akuzës. Mbrojtjet e tyre pretenduan se të akuzuarit nuk kishin ndërmarrë veprime që mund të kishin çuar në zjarr, se dispononin dokumentacion të vlefshëm dhe se tragjedia ishte rezultat i mangësive institucionale dhe jo i fajit individual. Mbrojtja njoftoi se do të paraqesë prova dhe dëshmitarë që, sipas tyre, do ta konfirmonin këtë tezë.
Në fjalën hyrëse, mbrojtja e të akuzuarit të parë, pronarit të diskotekës „Puls“, Dejan Jovanov, theksoi se edhe pas nëntë muajsh paraburgim nuk mund ta besojë tragjedinë dhe se, si prind, kurrë nuk do të lejonte kushte të pasigurta në klub. Djali i tij, i akuzuari i tretë, Mihail Jovanov, përmes mbrojtjes së tij, pretendon se nuk ka asnjë provë kundër tij dhe se është akuzuar vetëm sepse është pjesë e familjes Jovanov.
Më 16 mars 2025, gjatë performancës së grupit "DNK" në diskotekën "Puls" në Koçan, shpërtheu zjarr në të cilin e humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në objekt kishte më shumë vizitorë se numri i lejuar, në mesin e të cilëve edhe të mitur, ndërsa pajisjet piroteknike ishin të aktivizuara pa leje. Objekti kishte funksionuar në mënyrë të paligjshme për më shumë se një dekadë, pa kushte minimale teknike, me rikonstruksione pa leje dhe pa sistem mbrojtjeje nga zjarri. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s