Është djegur një shtëpi në fshatin Sllupçan të Likovës
- – Është djegur një shtëpi në fshatin Sllupçan të Likovës, njoftuan sot nga SPB Kumanovë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrin e ka shuar ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Kumanovë.
Kumanovë, 11 shkurt 2026 (MIA) – Është djegur një shtëpi në fshatin Sllupçan të Likovës, njoftuan sot nga SPB Kumanovë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrin e ka shuar ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Kumanovë.
“Mbrëmë në orën 18:50 në SPB Kumanovë është raportuar se në fshatin Sllupçan, komuna e Likovës, ka pasur zjarr në një shtëpi pronë e A.I. (63). Zjarri ishte shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Kumanovë, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Mbikëqyrje ka kryer një ekip nga SPB Kumanovë”, njoftuan nga policia.

Nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse informuan se zjarrin e shuanin katër orë (prej orës 18:40 deri në orën 22:40) dy ekipe me dy automjete zjarrfikëse. fc/
Foto: MIA