• сабота, 16 мај 2026

Çmimet e shitjes së produkteve industriale në mars janë rritur për 0,5 për qind në nivel mujor, për 4,4 për qind në nivel vjetor

Çmimet e shitjes së produkteve industriale në mars janë rritur për 0,5 për qind në nivel mujor, për 4,4 për qind në nivel vjetor

Shkup, 29 pril 2026 (MIA) - Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, në total, në mars të këtij viti, krahasuar me muajin e kaluar, janë rritur për 0,5 për qind, ndërsa për 4,4 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Të dhënat më të reja të Entit shtetëror të statistikës tregojnë se çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, në total (në tregun e vendit dhe të huaj), në mars të këtij viti, në krahasim me muajin paraprak janë rritur në sektorin e Industrisë përpunuese për 0,7 për qind dhe në sektorin Furnizimit me ujë; largimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave dhe veprimtarive për sanimin e mjedisit për 0,9 për qind, ndërsa janë zvogëluar në sektorin e Minierave dhe gurorë për 1,5 për qind dhe në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar për 0,5 për qind.  

Në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, në total, janë rritur në sektorin e Minierave dhe gurorë për 15,7 për qind, në sektorin e Industrisë përpunuese për 3,6 për qind, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar për 10,7 pë qind dhe në sektorin e Furnizimit me ujë; largimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave dhe veprimtarive për sanimin e mjedisit për 6,4 për qind. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан