Çmimet e naftës rriten sërish pas dështimit të bisedimeve midis Iranit dhe SHBA-së
- Çmimet e naftës vazhduan me rritjen në fillim të javës, pasi dështuan bisedimet e paqes midis Iranit dhe SHBA-së.
Londër, 11 maj 2026 (MIA) - Çmimet e naftës vazhduan me rritjen në fillim të javës, pasi dështuan bisedimet e paqes midis Iranit dhe SHBA-së.
Çmimi i një fuçie (159 litra) të naftës së papërpunuar "brent" të detit të Veriut për dorëzim në korrik u rrit me pak më shumë se katër për qind dhe arriti në 105.76 dollarë në tregtimin e hershëm të sotëm.
Çmimet e naftës filluan të rriten në fund të javës së kaluar, pasi të enjten ranë në 96 dollarë për shkak të shpresave për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, përpjekjet e Uashingtonit dhe Teheranit për të ulur tensionet në Ngushticën e Hormuzit dhe në rajon deri më tani kanë treguar pak përparim.
Presidenti amerikan, Donald Tramp, e përshkroi përgjigjen e fundit të Iranit ndaj një propozimi amerikan për t'i dhënë fund konfliktit si "krejtësisht të papranueshme" dhe dërgoi kërcënime të reja kundër Teheranit.
Irani e hodhi poshtë propozimin amerikan, ndërsa media shtetërore e vendit e paraqiti atë si një kërkesë faktike për dorëzimin e Teheranit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është zotuar se lufta do të vazhdojë derisa të zgjidhen çështjet kryesore që lidhen me programin bërthamor të Iranit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s