• вторник, 30 декември 2025

Çmimet e karburantit rriten për gjysmë denarë

Çmimet e karburantit rriten për gjysmë denarë

Shkup, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri rriten për gjysmë denari që nga mesnata e mbrëmshme, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE). 

Çmimi i ri i benzinës EUROSUPER BS 95 do të jetë 70,50 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98, 72,50 denarë, në derivatet e naftës EURODIZEL BS (D-E V) 65 denarë, ndërsa vaji për djegje ekstra i lehtë 1 (EL-1) 64 denarë. 

Rritet dhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS për 1,042 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 33.649 denarë. 

Me vendim të KRRE-së rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1,23 për qind krahasuar me vendimin e datës 22 të këtij muaji. 

"Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht: për benzinën për 1,908 për qind, tek nafta për 1,970 për qind, për vajin ekstra të lehtë për 1,282 për qind dhe tek mazuti rritja është për 5,201 për qind. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës çmimet u formuan me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,1801 për qind, thuhet në sqarimin e KRRE-së për çmimin e ri të derivateve të naftës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан