• сабота, 21 февруари 2026

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, merr pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, merr pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

20 shkurt 2026

Me ftesë të drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Granit Osmani, Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, kKryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, si dhe ambasadori i Kosovës, Florian Qehaja.

Me këtë rast, Sali theksoi se gjuha amtare është themel i identitetit, trashëgimisë kulturore dhe kohezionit shoqëror, duke nënvizuar se respektimi dhe zbatimi i saj në jetën institucionale dhe publike përbën një të drejtë themelore dhe standard demokratik.

Duke iu referuar albanologut Eqrem Çabej, ai rikujtoi se gjuha është pasqyra më e qartë e historisë dhe e shpirtit të një populli, prandaj duhet të ruhet dhe të promovohet si vlerë bashkuese në një shoqëri shumetnike.

Kabineti i Ministrit për Çështje Evropiane

Остани поврзан