• сабота, 21 февруари 2026

Zona bujqësore dhe shtëpi të përmbytura, jashtëzakonisht të larta janë ende nivelet e ujit të Vardarit në rrjedhën e sipërme

Zona bujqësore dhe shtëpi të përmbytura, jashtëzakonisht të larta janë ende nivelet e ujit të Vardarit në rrjedhën e sipërme

Shkup, 16 shkurt 2025 (MIA) - Pas reshjeve të shiut që goditën vendin, situata është më kritike në fshatin Forinë, i cili është më i prekuri nga përmbytjet, informoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Janë përmbytur dhe zonat bujqësore në fshatrat Çajle, Turçane, Vrapçishtë dhe Belovishtë. Në rajonin Jugperëndimor, në Kërçovë, në rrugën "Prilepska", u regjistrua përmbytja më e madhe e shtëpive dhe 220 persona u evakuuan dhe u sistemuan në sallën sportive "Hristo Uzunov". Ka pellgje në rrugën "29 Nëntori" në lagjen Podvarosh, ku bodrumet e disa shtëpive janë të përmbytura. Përmbytje ka edhe në objeke dhe spitalet në Kërçovë. Është organizuar dërgesa e ushqimit dhe ujit për njerëzit e rrezikuar është organizuar me mbështetjen e Kryqit të Kuq, ndërsa në terren aktivisht po punojnë ekipe nga policia, ndërrmarja komunale dhe shërbimi i zjarrfikësve. 

Në rajonin e Pollogut, në Gostivar, ekipet e zjarrfikësve ndërhynë gjatë gjithë natës për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve. 

Sipas QMK-së, në rajonin Verilindor, në Komunën e Likovës, një pjesë të fshatit Opaj janë përmbytur zona bujqësore për shkak të daljes nga shtrati të lumit Sllupçanska, pas çka deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale. Janë përmbytur dhe zonat bujqësore edhe në fshatin Orizare. Në Kumanovë, në fshatin Dobroshanë në vendin Shupli Kamen, tek ura në lumin Kumanovska, ka grumbuj shishesh plastike, por për momentin nuk ka rrezik që ato të derdhen në lumë.

Në rajonin e Shkupit, në Komunën e Sarajit, gjendja është e qetë dhe po monitorohet, ndërsa në Komunën e Zelenikovës ka një derdhje minimale të lumit Vardar pranë fshatrave Pakoshevë dhe Novo Sellë pa rrezik të menjëhershëm.

Në rajonin Juglindor, në Strumicë, deri më tani nuk ka të raportuara dëme nga reshjet e shiut. Është raportuar rrëshqitje dheu në fshatn Suvi Laki drejt Berovës dhe për të njejtën janë njoftuar shërbimet kompetente, ndërsa në rajonin Lindor, në Probishtip, është regjistruar ndërprerje e furnizimit me energji elektrike në fshatrat Dolni dhe Stubol të Epërm dhe ekipet e EVN po punojnë për sanimin e defektit. 

Sipas DPHM-së, në 24 orët e kaluara, deri në orën 7 në mëngjes, më së shumti shi ka pasur në Gjevgjeli, 23 litra për metër katror, ndërsa më së paku në Prilep dhe Topollçan, një litër për njësi sipërfaqe. Janë matur dhe 20 litra në Kodrën e Diellit, 17 në Kriva Pallankë dhe Shtip, 13 në Shkup - Petrovec dhe Lazaropole, 12 në Vinicë dhe Berovë, 10 në Gjurishte, 9 në Hanet e Mavrovës, 8 në Krushevë dhe Pozharane, 7 në Tetovë, 6 në Shkup - Zajçev Rid, 4 në Ohër dhe Veles, 3 në Strumicë dhe Manastir, si dhe 2 litra për metër katror në Kavadar dhe Demir Kapi. 

DPHM-ja paralajmëron lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve dhe luginave të thata gjatë gjithë ditës së sotme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан