Zjarr i madh shpërtheu në deponinë "Melci" në Kavadar
- Zjarr i madh shpërtheu në deponinë "Melci" në Kavadar, ku aktualisht po intervenohet me një numër të madh ekipesh nga NJTZ Kavadar, kumtoi pasdite kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev në Fejsbuk.
Kavadar, 25 gusht 2026 (MIA) - Zjarr i madh shpërtheu në deponinë "Melci" në Kavadar, ku aktualisht po intervenohet me një numër të madh ekipesh nga NJTZ Kavadar, kumtoi pasdite kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev në Fejsbuk.
"Sipas informacioneve të para nga terreni, ka indikacione se zjarri është shkaktuar nga faktori njeri. Shërbimet kompetente do të përcaktojnë rrethanat e ndodhjes së tij", informoi kryetari i Komunës.
Ai theksoi se ekipet zjarrfikëse janë në terren dhe po punojnë në mënyrë aktive për ta vënë zjarrin nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tij të mëtejshme.
"Komuna e Kavadarit po e monitoron situatën dhe ekipet do të mbeten të angazhuara derisa zjarri të lokalizohet plotësisht. Një apel për qytetarët që të mos i afrohen vendit të zjarrit dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve kompetente", tha Jançev. bsh/
Foto: MIA arkiv