Zgjedhjet në Bullgari: Sipas përpunimit të 68,34 për qind të protokolleve, Bullgaria Progresive udhëheqë me 44,5 për qind, VM-BD është në vend të dytë me 14 për qind, njofton KQZ
- Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Bullgarisë publikoi në ueb faqen e saj rezultatet e përkohshme me 68,34 për qind nga protokollet e përpunuara nga ana e komisionit zgjedhore në vendvotime (KZV) në komisionet zgjedhore rajonale (KZR).
Sofje, 20 prill 2026 (MIA) - Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Bullgarisë publikoi në ueb faqen e saj rezultatet e përkohshme me 68,34 për qind nga protokollet e përpunuara nga ana e komisionit zgjedhore në vendvotime (KZV) në komisionet zgjedhore rajonale (KZR).
Të dhënat janë nga ora 7:00 e mëngjesit sipas kohës bullgare (orës 6 të asaj të Maqedonisë), transmeton BTA.
Rezultatet e zgjedhjeve për deputetët në përbërjen e 52-të të parlamentit, të mbajtura dje, tregojnë shpërndarjen e radhës:
"Bullgaria progresive" - 44,487 për qind.
"Vazhdojmë me ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (VM - BD) - 14,00 për qind
GERB - SDS - 13,104 për qind
Lëvizja për të drejta dhe liri (MRF) - 5,386 për qind
"Rilindja" - 4,516 për qind
Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ-ja duhet të publikojë votat e marra dhe shpërndarjen e mandateve ndërmjet partive dhe koalicioneve jo më vonë se katër ditë pas ditës së zgjedhjeve, ndërsa emrat e deputetëve të zgjedhur jo më vonë se shtatë ditë pas ditës së zgjedhjeve.
Në Bullgari dje janë mbajtur zgjedhjet e teta për Kuvendin Popullor që nga viti 2021. qa/
Foto: EPA