Zgjedhje të parakohshme në Kosovë, Parlamenti nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri të shtetit
- Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi Parlamenti nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri brenda afatit të paraparë.
Prishtinë, 29 prill 2026 (MIA) - Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi Parlamenti nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri brenda afatit të paraparë.
Mbrëmë në mesnatë ka skaduar afati që kishte Parlamenti për zgjedhjen e shefit të shtetit. Mandati i presidentes Vjosa Osmani skadoi në fillim të prillit, ndërsa kryeministri Albin Kurti nuk arriti të sigurojë mbështetje nga partitë opozitare për kandidatin e tij.
Që zgjidhja të jetë e vlefshme, kërkohet prania e dy të tretave të deputetëve në Parlamentin me 120 anëtarë. Moszgjedhja e presidentit të ri çon në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
"Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Parlamenti konsiderohet si i shpërbërë", deklaroi mbrëmë kryetarja e Kuvendit dhe u.d presidente Albulena Haxhiu.
Pritet që ajo së shpejti të shpallë datën e zgjedhjeve. Këto do të jenë zgjedhjet e treta brenda një viti.
Foto: arkivi i MIA-s