Zgjedhje lokale në Angli dhe zgjedhje parlamentare në Uells dhe Skoci - testi i parë i madh për Starmerin
- Partia laburiste e kryeministrit britanik, Kir Starmer sot mund të dënohet nga votuesit në zgjedhjet lokale, në të cilat miliona qytetarë pritet të kahëzohen drejt partisë ultra djathtiste "Reformoje Mbretërinë e Bashkuar", apo drejt Partisë radikale majtiste Të Gjelbër, vlerësojnë mediumet lokale.
Londër, 7 maj 2026 (MIA) - Partia laburiste e kryeministrit britanik, Kir Starmer sot mund të dënohet nga votuesit në zgjedhjet lokale, në të cilat miliona qytetarë pritet të kahëzohen drejt partisë ultra djathtiste "Reformoje Mbretërinë e Bashkuar", apo drejt Partisë radikale majtiste Të Gjelbër, vlerësojnë mediumet lokale.
Pasi që u kthye në pushtet në korrik 2024 pas 14 viteve në opozitë, Partia laburiste po përballet me vështirësi në përmbushjen e premtimeve për rritje ekonomike, përderisa konflikti në Lindjen e Afërt plotësisht e thellon krizën me shpenzimet për jetë. Këto zgjedhje paraqesin testin e parë të madh për Starmerin 63-vjeçar, popullariteti i të cilit shënoi rënie pas një serie gabimesh, ndryshimesh të qëndrimeve dhe skandalesh, që shkaktoi edhe thirrje brendapartiake për ndrërrimin e tij.
Vendvotimet u hapën në orën 7 sipas kohës lokale, ndërsa do të mbyllen në orën 22. Rezultatet e para priten gjatë natës dhe gjatë ditës së nesërme.
Në Angli votohet për rreth 5.000 vende në pushtetin lokal, përderisa në Uells dhe Skoci votuesit votojnë për parlamente të reja nacionale. Anketat parashohin rënie të mbështetjes për laburistët, të cilët mund të humbin deri 2.000 vende në Angli, si dhe shumicën në parlamentin e Uellsit, që do të ndodhte për herë të parëp prej formimit të tij në vitin 1998.
Në Uells, sipas anketave, në epërsi të vogël është partia majtiste nacionaliste "Plaid Kamri" (Plaid Cymru), e cila pothuajse është barazuar me partinë "Reformoje Mbretërinë e Bashkuar" (Reform UK) të Najxhell Farazhit. Ngrotja e partisë antiemigrante e konfirmon tendencën e fragmentimit të skenës politike britanike, me të cilën gjatë kojë dominonin laburistët dhe konservatorët.
Konservatorët, të kryesuar nga Kemi bejdenok, mund të humbin rreth 600 vende në Angli dhe t'i lëshojnë vatrat lokale të partisë "Reform UK". Në Angli, posaçërisht në Londër - vatër tradicionale e fuqishme e laburistëve - Të Gjelbrit shpresojnë për sukses të konsiderueshëm të kryeuar nga lideri i ri Zak Pollanski, i cili e ashpërsoi kursin majtist të partisë.
Në Skoci, Partia nacionale skoceze (SNP), e cila është në pushtet tashmë 19 vite, po tenton ta ruajë shumicën, përderisa laburistët rrezikojnë humbje shtesë të pozitave. ab/
foto: ЕPА