Zelenski: Ukraina do të bashkëpunojë me vendet e Lindjes së afërt për atë se si t'u kundërvihen dronëve "Shahed"
- Ukraina është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e Lindjes së afërt për atë se t'u kundërvihen dhe ta mbrojnë hapësirën e vet ajrore nga dronët iranianë "Shahed", deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nlë brofingun e sotëm.
Kiev, 3 mars 2026 (MIA) - Ukraina është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e Lindjes së afërt për atë se t'u kundërvihen dhe ta mbrojnë hapësirën e vet ajrore nga dronët iranianë "Shahed", deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nlë brofingun e sotëm.
"Sot në mëngjes bisedova me liderët e EBA-së. Krahas diplomatëve tanë të cilët punojnë në nivele të ndryshme me përfaqësues të vendeve nga Lindja e afërt, besoj se në ditët në vijim do të bisedoj me secilin prej liderëve të këtyre vendeve të cilët kërkojnë bashkëpunim. Pa dyshsim, çështja më e rëndësishme për të gjithë është si t'u kundërviheni dhe ta mbroni hapëssirën tuaj ajrore", tha presidenti ukrainas.
Zelenski theksoi se Ukraina, më shumë se kushdo tjetër, kupton se çfarë do të thonë sulmet masive ajrore dhe është e gatshme ta ndajë përvojën e vet. Megjithatë, Ukraina nuk ka kapacitet të ndihmojë me armë apo të trajnojë ekipe përderisa vazhdojnë sulmet e përmasave të mëdha ndaj Ukrainës, shtoi ai. ab/
fotо: ЕPА arkivi