• петок, 20 февруари 2026

Zelenski thotë se SHBA-ja i ka dhënë afat Ukrainës dhe Rusisë që të përfundojnë luftën deri në qershor

Zelenski thotë se SHBA-ja i ka dhënë afat Ukrainës dhe Rusisë që të përfundojnë luftën deri në qershor

Kiev, 7 shkurt 2026 (MIA) – SHBA-ja vendosi afat që deri në qershor Ukraina dhe Rusia të arrijnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës katërvjeçare, deklaroi presidenti ukrainas Volodomir Zelenski. 

Ai u tha gazetarëve se pret presion nga administrata e Donald Trampit nëse nuk plotësohet afati deri në qershor. 

“Amerikanët propozojnë të përfundojë lufta deri në fillimin e kësaj vere dhe sipas gjitha gjasave do të bëjnë presion ndaj palëve saktë sipas këtij orari”, tha dje Zelenski, por deklarata ishte nën embargo deri sot në mëngjes. 

“Ata thonë se duan të përfundojë gjithçka deri në qershor. Dhe do të bëjnë çmos që të përfundojë lufta. Ata duan orar të qartë të të gjitha ngjarjeve”, shtoi ai. 

Ai tha se SHBA-ja ka propozuar që raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe të mbahet javën e ardhshme në vendin e tyre, sipas gjitha gjasave në Majami. 

“E konfirmuam pjesëmarrjen tonë”, tha Zelenski. 

Më herët sot, mediat raportuan, duke cituar zyrtarë që folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, se negociatorët amerikanë dhe ukrainas kishin diskutuar një qëllim ambicioz që Moska dhe Kievi të arrinin një marrëveshje paqeje deri në mars, megjithëse ky afat nuk ka gjasa të përmbushet për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çështjen kyçe - territorin.

Sipas kornizës të cilën e diskutojnë negociatorët amerikanë dhe ukrainas, çdo marrëveshje eventuale do të vendoset në referendum nga ana e ukrainasve, bashkë me zgjedhjet parlamentare. 

Rusia kryen presion mbi Ukrainën që të tërhiqet nga Donbasi, ku luftërat vazhdojnë, por Kievi refuzoi. fc/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан