Zelenski thotë se projektet "humanitare" janë ndërprerë për shkak të ngrirjes së ndihmës amerikane
- – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi sot se shumë projekte humanitare janë ndërprerë për shkak të ngrirjes së ndihmës së huaj nga SHBA-ja dhe se Kievi do ta zëvendësojë financimin ku është e mundur.
Kiev, 28 janar 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi sot se shumë projekte humanitare janë ndërprerë për shkak të ngrirjes së ndihmës së huaj nga SHBA-ja dhe se Kievi do ta zëvendësojë financimin ku është e mundur.
“Ka shumë projekte. Do të konfirmojmë se cilat prej tyre janë kritike dhe cilat tani kanë nevojë për zgjidhje”, tha Zelenski në fjalimin e natës. “Mund të sigurojmë një pjesë të këtij financimi përmes financave tona publike”, shtoi ai. fc/