• сабота, 16 мај 2026

Zelenski: Rusia nuk a ka ndërmend t’i japë fund kësaj lufte

Zelenski: Rusia nuk a ka ndërmend t’i japë fund kësaj lufte

Kiev, 12 maj 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbrëmë deklaroi se Rusia nuk e ka ndërmend t'i japë fund luftës dhe se Kievi po përgatitet për sulme të mëtejshme.

Zelenski i bëri këto komente përderisa armëpushimi i ndërmjetsuar nga SHBA-ja, i lidhur me 81 vjetorin e fitores së Rusisë nda Gjermanisë naziste, po i afrohet fundit.

"Sot nuk pati heshtje në vijën e frontit. Rusia nuk ka ndërmend t'i japë fund kësaj lufte dhe, për fat të keq, ne po përgatitemi për sulme të reja", tha Zelenski në video-fjalimin e tij të rregullt të mbrëmjes drejtuar kombit.

Të dyja palët publikuan se kanë luftuar përgjatë vijës së tyre të gjatë të frontit pavarësisht armëpushimit, me secilën që akuzon tjetrën për sulme me dronë dhe sulme artilerie.

Ukraina dhe Rusia ranë dakord të premten për një armëpushim nga 9 deri më 11 maj, si pjesë e presionit amerikan për paqe pas më shumë se katër vitesh lufte të shkaktuar nga pushtimi rus në vitin 2022. Trampi të premten deklaro se shpreson që armëpushimi të zgjatet, por tashmë të dielën kishte shenja tensionesh. 

Pas shënimit të Ditës së Fitores, të shtunën, Putini deklaroi se beson që lufta po përfundon. Ai tha se do të ishte i gatshëm të negociojë për marrëveshje të reja sigurie për Evropën, me ish-kancelarin gjerman Gerhard Shreder si partnerin e tij të preferuar.

Por ministrat evropianë të Punëve të Jashtme, të cilët u takuan dje në Bruksel, e hodhën poshtë propozimin e Putinit për Shrederin sepse ai punonte për kompani shtetërore ruse dhe kultivonte marrëdhënie të ngushta me Putinin. ls/

Foto:EPA

 

Остани поврзан