• сабота, 16 мај 2026

Zelenski për vizitë në Arabinë Saudite

Zelenski për vizitë në Arabinë Saudite

Riad, 24 prill 2026 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot arriti në Riad, në takim me princin saudit, Mohamed bin Salman.

Kjo është vizita e dytë e Zelenskit në Arabinë Saudite gjatë dy muajve të kaluara. Ai pas vizitës muajin e kaluar tha se Ukraina dhe Arabia Saudite "kanë arritur marrëveshje të rëndësishme" për mbrojtjen kundërajrore.

Zelenski punon në përforcimin e lidhjeve me disa shtete nga Gjiri Persik. Ai ka lidhur marrëveshje për mbrojtje, duke përfshirë edhe një me Riadin, për ndarjen e ekspertizës së Kievit për rrëzimin e dronëve. Ukraina pohon se mbrojtja e saj kundër dronëve është më e mira në botë. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан