Zelenski: Për t'u arritur paqe duhet të mbahet takim trilateral me Trampi dhe Putinin
- Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski në intervistë për Rojters deklaroi se takimi trilateral me presidentin amerikan dhe atë rus do të ishte mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të mbetura për territor dhe garanca të sigurisë për Kievin, për t'u arritur marrëveshje paqesore me Moskën.
Kiev, 26 mars 2026 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski në intervistë për Rojters deklaroi se takimi trilateral me presidentin amerikan dhe atë rus do të ishte mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të mbetura për territor dhe garanca të sigurisë për Kievin, për t'u arritur marrëveshje paqesore me Moskën.
Sipas tij, Rusia pret që SHBA-ja ta humb interesin për Ukrainën, si dhe se nëse ka ngecje në negociatat paqesore, Uashingtoni do të ndalet me angazhimet e veta.
Raundi i katërt i negociatave trilaterale, që duhej të mbahet këtë muaj, është anuluar për shkak të luftës në Iran.
Zelenski njoftoi se SHBA-ja ofertën për garancat e sigurisë e kushtëzojnë me tërheqjen e forcave ukrainase nga Donbasi.
"Amerikanët janë të gatshëm t'i finalizojnë këto garanca në nivel të lartë, kur Ukraina të jetë e gatshme të tërhiqet nga Donbasi", tha Zelenski, duke shtuar se tërheqja e forcave ukrainase nga Donbasi do ta rrezikonte sigurinë e Ukrainës, e me këtë edhe të Evropës, pasi Rusisë do t'i lenin pozita të fuqishme mbrojtëse në rajon.
Presidenti ukrainas theksoi se të pazgjidhura mbeten dy çështje vitale - kush do të ndihmonte në financimin e blerjes së armës për Ukrainën, për mbajtjen e fuqisë së saj ushtarake për përgjigje dhe si do të reagonin aleatët e saj në rast të një agresioni rus në të ardhmen. bsh/
Foto: EPA