• среда, 01 април 2026

Zelenski për Aksios: Lufta e gjatë në Iran është në dobi për Rusinë, por i dëmshëm për Ukrainën

Zelenski për Aksios: Lufta e gjatë në Iran është në dobi për Rusinë, por i dëmshëm për Ukrainën

Kiev, 31 mars 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi për "Aksios" se konflikti i zgjatur në Iran mund të jetë "shumë i dobishëm", për Rusinë, por i dëmshëm për Ukrainën.

Sipas tij, ekonomia ruse përfiton nga rritja e çmimeve të naftës dhe lehtësim i sanksioneve nga SHBA-ja, ndërsa Ukraina mund të përballet me mungesë të interceptuesve të mbrojtjes ajrore dhe armëve të tjera kyçe. 

Zelenski theksoi se Ukraina ka ndarë informacion intelegjent me liderët e Lindjes së Mesme për ndihmën ruse për Iranin, përfshirë edhe mbështetjen e mundshme në sulmet ndaj bazave ushtarake amerikane dhe aleate. 

Ai shtoi se, sipas njohurive të tij, Rusia mbështetet drejtpërdrejtë Iranin, duke përfshirë ndarjen e imazhave satelitore dhe përvojën operative nga lufta në Ukrainë.

"Jam i sigurt se Rusia dëshiron një luftë të gjatë. Ata kanë përfitime: SHBA janë të fokusuar në Lindjen e Mesme dhe mund të reduktojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën. Sanksionet janë hequr pjesërisht. Shoh vetëm përfitime për Rusinë nga vazhdimi i luftës me Iranin", tha Zelenski.

Presidenti ukrainas, gjithashtu, shprehu shqetësim lidhur me heqjen e sanksioneve nga SHBA-ja për naftën ruse, gjë që, sipas tij, fuqizon më tej Moskën në krizën aktuale energjetike.

Gjatë udhëtimit të fundit në Lindjen e Mesme, Zelenski bisedoi me liderët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Jordanisë për mundësinë e ndihmës ushtarake për Ukrainën, ndërsa vizita në Izrael nuk u realizua.

Zelenski, gjithashtu, paralajmëroi për një presion të mundshëm nga administrata amerikane pas përfundimit të konfliktit në Iran, duke theksuar se Kievi mund të detyrohet të bëjë lëshime territoriale për të vënë një fund luftës, gjë që, sipas tij, paraqet një rrezik për sigurinë e Ukrainës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан