• среда, 01 април 2026

Garda Revolucionare Iraniane u kërcënua me sulme ndaj gjigantëve teknologjikë amerikanë

Garda Revolucionare Iraniane u kërcënua me sulme ndaj gjigantëve teknologjikë amerikanë

Teheran, 31 mars 2025 (MIA) - Trupa e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit paralajmëroi se do të fillojë me sulme ndaj përfaqësive të kompanive amerikane në rajon duke filluar nga nesër, në përgjigje të veprimeve ushtarake kundër Iranit.

Kërcënimi drejtohet ndaj 18 korporatave të mëdha të përfshira në listën e IRGC-së, duke përfshirë Microsoft, Google, Apple, IBM, Tesla dhe Boeing. Deklarata thotë se këto kompani duhet të presin shkatërrimin e zyrave të tyre në përgjigje të çdo "akti terrorist" të drejtuar kundër Iranit.

Sipas njoftimit të Gardës, sulmet janë planifikuar të fillojnë nesër, më 1 prill, në orët e mbrëmjes sipas orës lokale. Ky veprim rrit më tej tensionet në konfliktin rajonal, i cili tashmë po hyn në muajin e tij të dytë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан