Zelenski nga Jerevani: Ukraina kërkon zë të vetëm evropian dhe vend në tryezën negociuese
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot deklaroi se Evropa duhet të paraqitet me zë të vetëm dhe të marrë pjesë në negociatat e mundshme paqësore me Rusinë.
Jerevan, 4 maj 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot deklaroi se Evropa duhet të paraqitet me zë të vetëm dhe të marrë pjesë në negociatat e mundshme paqësore me Rusinë.
"Mbajmë kontak me SHBA-në dhe i kuptojmë qëndrimet dhe pozitat e tyre. Por, do të ishte mirë të formojmë një zë të përbashkët evropian", deklaroi Zelenski në Samitin e Komunitetit politik evropian në kryeqytetin armenas, Jerevan.
"Duhet të gjejmë nkë format funksional diplomatik dhe Evropa duhet të jetë në tryezë gjatë çfarëdo lloj negociatash", shtoi ai, duke i përsëritur thirrjet për mekanizma shtesë për mbështetje të Kievit, siç është nisma e NATO-s - "Lista e nevojave prioritare të Ukrainës" (PURL). Presidenti ukrainas theksoi edhe se nevojitet fokusim në hapat që do të ndërmerreshin nëse Rusia nuk e ndalë luftën.
Zelenski përmes rrjetit social "X" kumtoi edhe se me kreun e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, është dakorduar për përshpejtim të punës së marrëveshjes për dronë me Bashkimin Evropian.
"U dkaorduam aktivisht ta lëvizim marrëveshjen për dronë me BE-në dhe i shqyrtuam hollësitë për këtë partneritet perspektiv të sigurisë", shkroi Zelenski. ab/
foto: ЕPА