• среда, 18 март 2026

Zelenski: Negociatorët ukrainas nesër në Gjenevë do të takohen me Uitkofin dhe Kushnerin

Zelenski: Negociatorët ukrainas nesër në Gjenevë do të takohen me Uitkofin dhe Kushnerin

Kiev, 25 shkurt 2026 (MIA) - Negociatori ukrainas, Rustem Umerov do të takohet nesër në Gjenevë me të dërguarit amerikanë Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, për ta përgatitur terrenin për biseda të reja tripalëshe me Rusinë, të cilat priten të mbahen muajin e ardhshëm, deklaruan autoritetet ukrainase.

Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenki tha se ky takim ka për qëllim ta "përgatit takimin tripalësh me Rusinë", i cili duhet të mbahet në fillim të marsit, që të bëhet tentim për gjetjen e zgjidhjes për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në Gjenevë nga mesi i këtij muaji tashmë janë mbajtur biseda mes Kievit dhe Moskës me ndërmjetësim të SHBA-së.

Uashingtoni po bën presion për përfundimin e luftës, e cila filloi në shkurt të vitit 2022 me pushtimin e forcave ruse në Ukrainë dhe u bë konflikti më i përgjakur i armatosur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

"Bisedat e nesërme do të përqëndrohen edhe në planin ekonomik për rimëkëmbje të Ukrainës, si dhe për përgatitje të këmbimit të ri të të robëruarve ushtarakë mes Ukrainës dhe Rusisë", tha Zelenski.

Ndërkaq, i dërguari amerikan Stiv Uitkof dje tha se takimi i nesërm ukrainaso-amerikan do të përqëndrohet në kërkimin e rrugëve të ndryshme për arritje të marrëveshjes paqesore. bsh/

Foto: DPA

Остани поврзан