Zelenski nënshkroi dekret që vendos sanksione ndaj presidentit bjellorus
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski nënshkroi sot një dekret që vendos sanksione ndaj presidentit bjellorus, Aleksandër Llukashenko për “ndihmën e tij ndaj Rusisë në luftën kundër Ukrainës”.
Kiev, 18 shkurt 2026 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski nënshkroi sot një dekret që vendos sanksione ndaj presidentit bjellorus, Aleksandër Llukashenko për “ndihmën e tij ndaj Rusisë në luftën kundër Ukrainës”.
Sanksionet kundër Llukashenkos përfshijnë masa ekonomike, si dhe ndalesë për hyrje në Ukrainë.
Zelenski theksoi se në gjysmën e dytë të vitit 2025, Rusia ka vendosur një sistem stacionesh për kontrollin e dronëve në territorin e Bjellorusisë, gjë që ka rritur aftësinë e ushtrisë ruse për të sulmuar rajonet veriore të Ukrainës.
"Më shumë se 3.000 kompani bjelloruse janë vënë në shërbim të ushtrisë ruse dhe furnizojnë makineri, pajisje dhe komponente të kategorizuara si të rëndësishëm", ka thënë Zelenski.
Ai gjithashtu tha se është duke u zhvilluar infrastruktura për vendosjen e raketave Oreshnik me rreze të mesme veprimi në territorin e Bjellorusisë. Sipas Zelenskit, kjo nuk përbën vetëm kërcënim për Ukrainën, por edhe për Evropën.
foto: arkivi i MIA-s