Zelenski kërkon partneritet për armatim me vendet e Gjirit
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski njoftoi se vendi i tij po negocion për partneritet në fushën e armatimit me vendet e Gjirit Persik, transmeton DPA.
Kiev, 26 mars 2026 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski njoftoi se vendi i tij po negocion për partneritet në fushën e armatimit me vendet e Gjirit Persik, transmeton DPA.
Në fjalimin e tij të rregullt në mbrëmje, Zelenski vuri në dukje se këto vende kanë treguar interes të madh për përvojën e Ukrainës në luftimin e dronëve, veçanërisht në kontekstin e konfliktit me Iranin.
"Ukraina ofron një partneritet të dobishëm për të dyja palët: mund t'i forcojmë ata që mund të na forcojnë ne", tha ai. Në këmbim, Kievi po kërkon sisteme të mbrojtjes ajrore dhe mbështetje financiare për operacionet mbrojtëse kundër Rusisë.
Zelenski e lidhi këtë afrim diplomatik me Gjirin me pengesat nga Hungaria në lidhje me një kredi multimiliardë euroshe të BE-së, duke theksuar nevojën për mënyra alternative për të forcuar mbrojtjen. Sipas tij, Lindja e Mesme dhe Gjiri përfaqësojnë drejtimin e duhur dhe një mundësi serioze për të forcuar aftësitë e Ukrainës në luftën që ka filluar që nga shkurti i vitit 2022. sa/
foto: arkivi
фото: архива