• сабота, 16 мај 2026

Zelenski i gatshëm për bisedime me Rusinë me ndërmjetësimin e Azerbajxhanit

Zelenski i gatshëm për bisedime me Rusinë me ndërmjetësimin e Azerbajxhanit

 Baku, 25 prill 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në Azerbajxhan deklaroi se Ukraina është e gatshme për bisedime me Rusinë në territorin e Azerbajxhanit, raportoi Ukrinform.

 Zelenski i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, e bëri deklaratën pas takimit me homologun e tij Ilham Aliev.

 Ai tha se me Alievibn ka biseduar për mundësinë e një takimi midis Ukrainës dhe Rusisë në Azerbajxhan.

"Gjithashtu biseduam për përpjekjet për paqe. Për Ukrainën është shumë e rëndësishme që Rusia të gjejë forcën për t'i dhënë fund kësaj lufte të padrejtë. Sigurisht, ne e vlerësojmë shumë rolin e partnerëve tanë në ndërmjetësimin në këtë proces. I thamë presidentit të Azerbajxhanit se jemi gati për bisedime trepalëshe. Ne patëm bisedime të tilla në Turqi dhe patëm bisedime të tilla me partnerët tanë amerikanë në Zvicër", deklaroi Zelenski.

 Zelenski dhe Aliev nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushat e sigurisë dhe energjisë.

 Alievi deklaroi se ai dhe Zelenski shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin ushtarako-teknik, i cili, sipas tij, ka perspektiva shumë të mëdha.

 "Azerbajxhani dhe Ukraina mbështesin njëri-tjetrin dhe do të vazhdojnë të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit në të gjitha organizatat ndërkombëtare", theksoi Alievi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан