Zelenski: Evropa duhet të zhvillojë sistemin e saj të mbrojtjes kundër raketave
- Evropa duhet të ndërtojë sistemin e saj të mbrojtjes kundër raketave, ndërsa Ukraina tashmë ka nisur bisedimet me disa shtete për krijimin e tij, deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.
Kiev, 20 prill 2026 (MIA) - Evropa duhet të ndërtojë sistemin e saj të mbrojtjes kundër raketave, ndërsa Ukraina tashmë ka nisur bisedimet me disa shtete për krijimin e tij, deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.
Mbrojtja kundër raketave balistike është një nga sfidat më të mëdha për Ukrainën në luftën me Rusinë, pasi vetëm disa lloje raketash të sistemit amerikan "Patrioit" janë të afta të kapin raketat balistike ruse. Rusia përdor raketa balistike për sulme ndaj insfrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkatërruar termocentralet dhe elemente të infrastrukturës për transmetimin e energjisë elektrike.
"Besoj, edhe idea ime është që duhet të kemi një sistem evropian të mbrojtjes kundër raketave. Po zhvillojmë bisedime me disa shtete dhe po punojmë në këtë drejtim", deklaroi Zelenski për kanalin televiziv ukrainas "Maraton".
"Duhet të ndërtojmë sistemin tonë të mbrojtjes kundër raketave brenda një viti", shtoi ai. Zelenski theksoi se detyra është jashtëzakonisht e vështirë, por e realizueshme, duke shtuar se ka biseduar tashmë me shtete të rëndësishme evropiane, pa i përmendur ato.
Rezervat e raketave "Patriot" po pakësohen për shkak të përdorimit të tyre masiv në Gjirin Persik për mbrojtjen nga mundësia e sulmeve iraniane. I vetmi sistem evropian për mbrojtjen kundër raketave – sistemi italo-francez "SAMP/T" – prodhohet në sasi relativisht të vogla.
Ai shtoi se Ukraina tashmë ka marrëveshje për bashkëpunim në siguri me Indinë, si dhe se po punon me partnerët evropian për zhbllokimin e një pako ndihme që është miratuar, por ende nuk është realizuar.
Kievi ka nënshkruar marrëveshje mbrojtëse me tre shtete të Gjirit Persik, ndërsa 11 shtete të tjera kanë shprehur interes për një bashkëpunim të tillë, njoftoi Zelenski në "Telegram". qa/
Foto: Arkivi i MIA-s