• петок, 20 февруари 2026

Zelenski: Deri më tani nga Rusia janë kthyer 2.000 fëmijë ukrainas

Zelenski: Deri më tani nga Rusia janë kthyer 2.000 fëmijë ukrainas

Kiev, 17 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se deri më sot 2.000 fëmijë ukrainas të mbajtur robër nga Rusia janë kthyer në vend.

"Secili prej këtyre kthimeve është bërë i mundur falë përpjekjeve të përditshme të popullit tonë, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Jemi mirënjohës ndaj të gjithë atyre që kontribuan në këtë luftë për të ardhmen e fëmijëve tanë, vendit tonë dhe të gjithë botës së lirë", shkroi Zelenski sot në X.

Presidenti i Ukrainës shtoi se rruga drejt kthimit të të gjithë fëmijëve është e gjatë dhe e vështirë.

"Mijëra fëmijë ukrainas mbeten në robërinë ruse dhe bëhen viktima të krimeve të saj çdo ditë", shtoi Zelenski. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан