• четврток, 19 март 2026

Zelenski: Bisedimet e ardhshme të paqes do të mbahen në Abu Dabi në fillim të marsit

Zelenski: Bisedimet e ardhshme të paqes do të mbahen në Abu Dabi në fillim të marsit

Kiev, 27 shkurt 2026 (MIA) - Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të mbahet në Abu Dabi në fillim të marsit, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski në video-fjalimin e mbrëmshëm.

"Sot fola disa herë me (sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës) Rustem Umerov, (anëtarin e ekipit negociator të Ukrainës) David Arahamia, si dhe me përfaqësuesit e presidentit të SHBA-së, Stiv Vitkov dhe Xhared Kushner, pas takimeve të tyre të sotme, tha Zelenski mbrëmë.

Ai theksii se tani ka gatishmëri më të madhe për formatin e ardhshëm trepalësh.

"Me shumë mundësi, takimi i ardhshëm do të jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dabi, në fillim të marsit. Qëllimi është të finalizohet gjithçka që është arritur për hir të garancive reale të sigurisë dhe të përgatitet një takim në nivelin e liderëve", theksoi Zelenski.

Presidenti ukrainas tha se janë pikërisht takimet e liderëve që mund të marrin vendime kyçe, veçanërisht në rastin e Rusisë dhe siç deklaroi ai, "regjimit të saj të personalizuar".

"Lufta duhet të përfundojë, ky është qëndrimi i Ukrainës dhe i të gjithë partnerëve tanë", theksoi ai.

Zelenski shtoi se për momentin nuk ka gatishmëri të Rusisë për paqe, as shenja se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po ndalon operacionet ushtarake. Në këtë kontekst, siç deklaroi ai, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian po zhvillojnë bisedime mbi formatet për të ushtruar presion mbi Rusinë. mb/

Foto: FB i Zelenskit skrinshot

Остани поврзан