Zelenski: Anëtarësimi në BE dhe garancitë e sigurisë – kërkesat kryesore të Ukrainës
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, beson se pranimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian është një pjesë kyçe e një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, njoftoi DPA.
Kiev, 28 prill 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, beson se pranimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian është një pjesë kyçe e një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, njoftoi DPA.
Në një video paraqitje të mbrëmshme, ai potencoi "rikonstruuimin e vendit tonë pas luftës" si një parakusht për "paqen e vërtetë në Evropë".
Zelenski, gjithashtu, tha se kufijtë dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohen, ndërsa në vendin e tij duhet t'i jepen garanci sigurie.
Kancelari gjerman, Fridrih Merc, dje e quajti integrimin e Ukrainës në BE "një bazë të rëndësishme" për t'i dhënë fund luftës së Rusisë. Në të njëjtën kohë, Merc nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë që Ukraina të heqë dorë nga një pjesë e territorit.
Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore, për rinovimin e Ukrainës nga lufta do të kërkojë rreth 500 miliardë euro.
Kievi ka marrë tashmë rreth 150 miliardë euro nga donatorë të huaj që nga fillimi i luftës, kryesisht mjete për të financuar buxhetin e tij.
Javën e kaluar, shtetet anëtare të BE-së hapën rrugën për 90 miliardë euro shtesë në kredi. rq/
Foto: arkivi i MIA-s