• четврток, 05 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zbardhet vrasja në Lluke, rrethi i Kriva Pallankës, ndaj dy personave është ngritur kallëzim penal dhe është caktuar masa e paraburgimit

Zbardhet vrasja në Lluke, rrethi i Kriva Pallankës, ndaj dy personave është ngritur kallëzim penal dhe është caktuar masa e paraburgimit

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër S.F.(19) dhe Z.F.(24), të dy nga f.Lluke, rrethi i Kriva Pallankës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale "vrasje".

Siç kumtoi MPB-ja, më 24.03.2025 në f.Lluke, rrethi i Kriva Pallankës, të denoncuarit janë marrë vesh që të kryejnë vjedhje tek fqinji i tyre L.S. dhe e kanë mashtruar që të dalë në oborr, me ç’rast i denoncuari i parë e ka sulmuar me send të mprehtë.

Nga lëndimet e pësuara, ai ndërroi jetë në atë vend, me ç’rast ia kishin marrë paratë ndërsa trupin ia kishin djegur, ndërsa pjesët e mbetura të trupit ia kishin varrosur. Nga gjykatësi i procedurës paraprake të denoncuarve u është caktuar masa e paraburgimit. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан