• сабота, 16 мај 2026

Zaharova: Jemi të gatshëm për negociata për Ukrainën, paralajmërime për provokime në Evropë

Zaharova: Jemi të gatshëm për negociata për Ukrainën, paralajmërime për provokime në Evropë

Moskë, 6maj 2026 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë rusetë Punëve të Jashtme, Maria Zaharova, deklaroi se Rusia është e gatshme për "negociata produktive" për Ukrainën, por vetëm nëse ato sjellin rezultate konkrete.

Zaharova për agjencinë RIA Novosti deklaroi se Moska edhe më tej është e hapur për procesin negociues dhe për kontakte, por se insiston për "rezultate të vërteta". Ajo shtoi se liderët perëndimorë, sipas vlerësimit rus, gjithnjë e më tepër janë të fokusuar në kriza të tjera globale, përfshirë edhe konfliktet në Lindjen e Afërt.

Zaharova përsëriti se Rusia nuk ka hequr dorë nga pjesëmarrja në bisedimet për planin e mundshëm paqësor të propozuar nga SHBA-ja, por se edhe më tej e sjellë në pikëpyetje gatishmërinë e Ukrainës për negociata. Siç theksoi ajo, Moska mbetet në qëndrimin se për një zgjidhje afatgjate nevojitet të mënjanohen, siç pohon, "shkaqet për konfliktin", duke i përfshirë çështjet e sigurisë dhe zgjerimit të NATO-s.

Zaharova, gjithashtu, paralajmëroi edhe për mundësinë për "provokime" kundër përfaqësive diplomatike ruse në Evropë rreth 9 majit, duke cekur se shërbimet ruse janë të gatshme për skenarë të tillë dhe se presin përgjegjësi nga shtetet nikoqire në ofrimin e sigurisë së diplomatëve.

"Çdo ditë jemi të gatshëm për provokime, sepse ato ndodhin praktikisht çdo ditë, andej-këndej. Të gjithë i kemi parë dhe mentalisht jemi të përgatitur për to. Pamë se deri në cilën shkallë degjeneruan këto regjime armike", tha ajo.

Ajo shtoi se gjatë viteve të kaluara janë vërejtur incidente individuale gjatë shënimit të Ditës së fitores jashtë vendit, por pa çrregullime më të mëdha.

"Pati, ka, dhe për fat të keq, do të ketë provokime. A jemi të përgatitur? Po, absolutisht", konkludoi Zaharova. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан