• среда, 01 април 2026

Zëvendëskryeministri Bekim Sali merr pjesë në Samitin e baahkësive fetare të Ballkanit

Zëvendëskryeministri Bekim Sali merr pjesë në Samitin e baahkësive fetare të Ballkanit

Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë, Bekim Sali, sot mori pjesë në Samitin e 10-të të liderëve fetar nga vendet e Ballkanit, i cili u mbajt në Shkup.

Samiti u organizua me ftesë të Reis-ul-ulema, Shaqir ef. Fetahu, me ç'rast u mblodhën përfaqësuesit e bashkësive fetare nga vendet e ndryshme të rajonit, kumtoi kabineti i Sali.

Gjatë fjalimit në samit, Sali theksoi se prania e pjesëmarrësve nga vende të ndryshme paraqet dëshmi për vullnetin e përbashkët për dialog, mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

Ai theksoi se ngjarja merr peshë të veçantë për shkak të faktit që mbahet në Shkup, qytet në të cilin diversiteti fetar, etnik dhe kulturor ishte dhe mbetet një nga vlerat themelore.

Sipas tij, nëse Ballkani do të përshkruhej në miniaturë, atëherë Shkupi dhe Sarajeva janë dy qytetet që me siguri e paraqesin këtë realitet.

Si shkupjan dhe si përfaqësues i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ai u dëshiroj mirëseardhje pjesëmarrësve dhe u dëshiroi punë të suksesshme gjatë samitit. sa/

Foto: kabineti i Bekim Sali

Остани поврзан