Xhimi Lai është dënuar me 20 vite burg
- Gjykata në Hong Kong sot e ka dënuar manjatin mediatik dhe aktivistin prodemokratik Xhimi Lai në 20 vite burg.
Shenzhen, Kinë, 9 shkurt 2026 (MIA) - Gjykata në Hong Kong sot e ka dënuar manjatin mediatik dhe aktivistin prodemokratik Xhimi Lai në 20 vite burg.
Lai (78) në dhjetor është shpallur fajtor për komplotin për bashkëpunim me forcat e huaja edhe për publikimin e shkrimeve kryengritëse, kundërvajtje, për të cilat është parashikuar dënim i mundshëm me burg të përjetshëm. Ai vazhdimisht i ka mohuar akuzat.
Në shqiptimin e aktvendimit ishin të pranishëm bashkëshortja e Lai, Tereza Lai dhe mbështetësit e tij, mes të cilëve edhe kardinali katolik Xhozef Zen, transmeton DPA.
Grupet për të drejta të njeriut vazhdimisht e kritikon gjykimin.
"Dënimi i ashpër 20-vjeçarëve kundër 78-vjetorit Xhimi Lai është në të vërtetë dënim me vdekje", tha Ilejn Pirson, drejtoresha për Azia në Hjuman Rajts Uoç. "Dënim me përmasa të këtilla është edhe padrejtësi e thellë e ashpër", shtoi ajo. mb/
Foto: MIA