• петок, 20 февруари 2026

Xhimi Lai është dënuar me 20 vite burg

Xhimi Lai është dënuar me 20 vite burg

Shenzhen, Kinë, 9 shkurt 2026 (MIA) - Gjykata në Hong Kong sot e ka dënuar manjatin mediatik dhe aktivistin prodemokratik Xhimi Lai në 20 vite burg.

Lai (78) në dhjetor është shpallur fajtor për komplotin për bashkëpunim me forcat e huaja edhe për publikimin e shkrimeve kryengritëse, kundërvajtje, për të cilat është parashikuar dënim i mundshëm me burg të përjetshëm. Ai vazhdimisht i ka mohuar akuzat.

Në shqiptimin e aktvendimit ishin të pranishëm bashkëshortja e Lai, Tereza Lai dhe mbështetësit e tij, mes të cilëve edhe kardinali katolik Xhozef Zen, transmeton DPA.

Grupet për të drejta të njeriut vazhdimisht e kritikon gjykimin.

"Dënimi i ashpër 20-vjeçarëve kundër 78-vjetorit Xhimi Lai është në të vërtetë dënim me vdekje", tha Ilejn Pirson, drejtoresha për Azia në Hjuman Rajts Uoç. "Dënim me përmasa të këtilla është edhe padrejtësi e thellë e ashpër", shtoi ajo. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан