Xhej Di Vens do ta vizitojë Hungarinë para zgjedhjeve të ardhshme
- Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens pritet që më 7 dhe 8 prill ta vizitojë Hungarinë, para zgjedhjeve parlamentare në vend, të caktuar për më 12 prill.
Uashington, 25 mars 2026 (MIA) - Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens pritet që më 7 dhe 8 prill ta vizitojë Hungarinë, para zgjedhjeve parlamentare në vend, të caktuar për më 12 prill.
Vizita e Vend konsiderohet si shenjë mbështetjeje për Viktor Orban për zgjedhjet, për të cilat analistët vlerësojnë se do të jenë sfida më e madhe për kryeministrin Orban që nga marrja e pushtetit në vitin 2010.
Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio ishte në Budapest muajin e kaluar.
Si një nga aleatët më të afërt të Donld Trampit në Evropë, Orban prej kohësh është në mosmarrëveshje me Bashkimin Evropian për disa çështje, përfshirë edhe Ukrainën. Ai mban marrëdhënie të ngushta me Moskën, refuzon të dërgojë armë në Ukrainë dhe vlerëson se Kievi nuk do të mund të bëhet anëtar i Unionit.
Trampi muajin e kaluar i dha mbështetje, duke e quajtur "lider vërtetë të fuqishëm dhe të madh", ndërsa të martën përsëri i bëri thirrje hungarezëve që "të dalin dhe të votojnë për Viktor Orban". qa/
Foto: Arkivi i MIA-s