Xhej Di Uens: SHBA-ja ka shumë instrumente për ta penguar Iranin të pajiset me armë bërthamore
- Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Uens përsëri e ka shprehur qëndrimin se SHBA-ja po tenton ta pengojë Iranin për t'u pajisur me armë bërthamore pas raundit të ri të negociatave, që u mbajt në Gjenevë, njoftoi DPA.
Uashington, 18 shkurt 2026 (MIA) - Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Uens përsëri e ka shprehur qëndrimin se SHBA-ja po tenton ta pengojë Iranin për t'u pajisur me armë bërthamore pas raundit të ri të negociatave, që u mbajt në Gjenevë, njoftoi DPA.
Presidenti Donald Tramp "ka shumë mundësi dhe një sërë instrumentesh" për të garantuar se Republika Islamike nuk ka armë për shkatërrim masiv, tha Uens në intervistë për Foks Njuz.
Irani i ka hedhur posht pohimet se në mënyrë të fshehtë po tenton të zhvillojë armë bërthamore dhe informon se ka të drejtë të shfrytëzojë energji bërthamore për qëllime paqesore.
Uens e ka shprehur qëndrimin e tij disa orë pas negociatave mes përfaqësuesve të Uashingtonit dhe Teheranit në Gjenevë. Raundi i parë i bisedimeve për zvogëlimin e tensioneve mes dy vendeve u mbajt paraprakisht këtë muaj në kryeqytetin e Omanit, Muskat.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit eskaluan, pasi Trampi në janar publikoi se "armada" e anijeve ushtarake udhëton drejt Iranit. Anijet ushtarake amerikane janë sistemuar në rajon në disa javët e fundit. bsh/
Foto: EPA