• понеделник, 23 март 2026

Xh.D. Vens: Ndryshimi i regjimit në Iran është i mirëseardhur, por nuk është qëllimi kryesor

Xh.D. Vens: Ndryshimi i regjimit në Iran është i mirëseardhur, por nuk është qëllimi kryesor

Uashington, 3 mars 2026 (MIA) – Nënpresidenti amerikan Xh.D. Vens në intervistën për Foks njuz të publikuar dje, tha se “në botë të përkryer” SHBA-ja do ta përshëndeste liderin në Teheran i cili është i gatshëm të bashkëpunojë me Uashingtonin. Por, qëllimi kryesor i Trampit, tha ai, është të sigurojë se Irani asnjëherë nuk do të pasurohet me armë bërthamore, pa marrë parasysh atë se kush është në pushtet. 

“Çka do që të ndodhë me regjimin në njërën ose formën tjetër, është në krahasim me qëllimin primar të presidentit këtu, ndërsa kjo është që të sigurohet se regjimi terrorist iranian nuk do të ndërtojë bombë bërthamore”, tha ai. 

"Padyshim, unë dhe presidenti do të preferonim që ju të kishit një regjim miqësor në Iran... por në thelb, për sa kohë që arrijmë qëllimin e presidentit për ta bërë të qartë se Irani nuk mund ta ndërtojë bombën, mendoj se presidenti do të jetë i kënaqur me rezultatin."

Në video porosinë e tij të parë pas sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj Iranit të shtunën, Trampi ju bëri thirrje iranianëve që ta ndërmarrin kontrollin mbi qeverinë e tyre. 

“Kur do të përfundojmë, merreni qeverinë tuaj”, u tha ai 90 milionë qytetarëve në vend. 

Sekretari shtetëror, Marko Rubio dje theksoi ndryshimin midis dëshirave dytësore të administratës amerikane dhe objektivave specifike të operacioneve të saj. Ndërsa një ndryshim i lidershipit në Iran mund të jetë i mirëpritur, përparësia është të sigurohet që kushdo që merr pushtetin vitin e ardhshëm të mos zotërojë dronë ose raketa balistike. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан