Votohet nevoja e miratimit të Ligjit për mbrojtje shëndetësore me procedurë të shkurtuar, deputetët në pauzë
- Kuvendi në seancën e sotme të 84-të votoi për nevojën e miratimit, me procedurë të shkurtuar të Propozim- ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore të iniciuar nga grupi parlamentar E Majta.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) - Kuvendi në seancën e sotme të 84-të votoi për nevojën e miratimit, me procedurë të shkurtuar të Propozim- ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore të iniciuar nga grupi parlamentar E Majta.
Me zgjidhjet e parashikuara në këtë Propozim- ligj do të mundësohet zbatimi efikas i parimeve të nevojës për ekspertizë dhe kompetencë për pozicionet e punës për të cilat ka aplikuar kandidati. Zgjidhja e propozuar do të mundësojë përzgjedhjen e kandidatit më të mirë për punësim në institucionet shëndetësore, duke rikthyer kështu besimin në institucionet shëndetësore dhe duke pamundësuar largimin e stafit mjekësor nga vendi.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, kërkoi që rendi i ditës të plotësohet me një pikë - Propozim -ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, theksoi se nuk mund ta hedhë këtë propozim në votim sepse, siç tha, "nuk u është dorëzuar deputetëve dhe ata nuk mund të shprehnin mendimin e tyre për propozim- ligjin. Pastaj, Spasovski kërkoi pushim prej një orë për shkak siç tha ai, "nevojës për marrëveshje".

"Grupi parlamentar i LSDM-së, bazuar në kërkesat e paraqitura nga LSM te të gjitha grupet parlamentare në Kuvend, dorëzoi tekst ligjor për pagë minimale më 30.1.2026, dhe kështu është përmbushur kushti që pikat që u dorëzuan deri në fund të muajit të kaluar të vendosen në këtë seancë e cila praktikisht është e para. Kishte probleme të caktuara procedurale që mendoj se i kuptuam si me kryetarin ashtu edhe me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, sepse plotësimi ose thirrja e një neni nga Rregullorja që teksti i ligjit duhet të korrigjohet nuk do të thotë riparaqitje e asaj zgjidhje ligjore. Për këto arsye, ne besojmë se kërkesa e sindikatave për rritjen e pagës minimale në vend me 600 euro është një bazë reale për këtë kërkesë, sepse ka mundësi dhe është deklaruar në tekstin ligjor nga ku mund të sigurojmë burime financiare dhe në një mënyrë të përshtatshme të përmbushim nevojat e punëtorëve në Maqedoni", ka thënë Spasovski.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, iu përgjigj Spasovskit se ishte i bindur se e dinte saktësisht se çfarë po ndodhte kur tha se ky propozim- ligj nuk mund të hidhej në votim, sepse nuk u është dorëzuar deputetëve dhe ata nuk mund të prononcohen për të.
"E kthyem në ripërpunim, u pranua sot dhe u kthye në arkiv dhe shpresoj se shumë shpejt do t'u dorëzohet të gjithë deputetëve, në mënyrë që në seancën e ardhshme të kemi mundësinë ta plotësojmë rendin e ditës", ka thënë Gashi.
Deputetët nuk e mbështetën që në procedurë të shkurtuar të miratohen ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Ligjin për marrëdhënie pune dhe Ligjin për nëpunësit administrativë.
Foto: arkivi i MIA-s