• среда, 14 јануари 2026

VLEN-i do të marrë pjesë në takimin e liderëve, koalicioni mbështetë heqjen e qeverisë teknike

VLEN-i do të marrë pjesë në takimin e liderëve, koalicioni mbështetë heqjen e qeverisë teknike

Shkup, 13 janar 2026 (MIA) - VLEN-i do të marrë pjesë në takimin e nesërm të lidenrëve në Klubin e deputetëve, në Shkup, të thirrur nga kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp koordinuesi i grupit të deputetëve të VLEN-it, Bekim Qoku, koalicioni në takimin e liderëve do të përfaqësohet nga Bilall Kasami.

"Ne do ta pranojmë ftesën dhe vendosëm të shkojmë në këtë takim liderësh. Atje do të marrim pjesë unë si koordinues dhe Bilall Kasami si njëri prej liderëve të VLEN-it. Në ftesë nuk ka çështje konkrete", tha ai.

Lidhur me Qeverinë e Përzhinës, Qoku theksoi se ni ngjan një vendi i cili negocion për hyrje në BE të ketë qeveri teknike.

"Lidhur me Qeverinë e Përzhinës, ne mendojmë se tashmë nuk nevojitet qevveria e njejtë teknike të ekzistojë akoma, sepse ajo formohej kur shteti ishte në krizë, ndërsa ne tashmë nuk kemi modus të krizës. Këtë e dëshmaur si Qeveri dhe si administratë në organizimin e Zgjedhjeve lokale. Ne e dimë se ajo qeveri formohej edhe që të kemi zgjehdje më kredibile, të drejta dhe demorkatike", tha ai.

Qoku theksoi se vendi ka dëshmuar në Zgjedhjet lokale se edhe pa Qeveri të Përzhinës mund të organizojë zgjedhje të drejta dhe demorkatike.

"Ne edhe pa Qeveri të Përzhinës në Zgjedhjet lokale dëshmuam se nuk nevojitet qeveri teknike për të pasur zgjedhje kredibile, të drejta dhe demokratike. Do të thotë, nuk nevojitet. Ne dëshirojmë të jemi pjesë e negociatave për Bashkim Evropian dhe nuk i ngjan, nuk është normale që një shtet që është para dyerve të BE-së të ketë qeveri të tillë teknike, që do të thotë se nuk është kredibile të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike", tha ai.

Qoku potencoi se VLEN-i ende nuk ka vendosur për modelin e njësive zgjedhore.

"Një njësi zgjedhore është vetëm një propozim. Ka disa - me tre njësi zgjedhore, me tetë njësi zgjedhore, me lista të hapura. ka një pako propozimesh. Ne si VLEN nuk kemi propozim përfundimtar se për cilin model jemi, por po flitet, do të thotë po duskutojmë për këtë temë pa një propozim përfundimtar", deklaroi koordinuesi i VLEN-it, Bekim Qoku. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан