VK Evzoni (Bogorodicë) i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve
- LAMM informoi se VK Evzoni (Bogorodicë) nga ora 17 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.
Shkup, 29 dhjetor 2025 (MIA) - LAMM informoi se VK Evzoni (Bogorodicë) nga ora 17 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.
"Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", kumtoi LAMM.
Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s