• петок, 15 мај 2026

Vjosa Osmani do ta udhëheq listën e LDK-së dhe është kandidate për presidente të Kosovës, ndërsa Abdixhiku kandidat për kryeministër

Vjosa Osmani do ta udhëheq listën e LDK-së dhe është kandidate për presidente të Kosovës, ndërsa Abdixhiku kandidat për kryeministër

Prishtinë, 9 maj 2026 (MIA) - Kryetari i Lidhjes Demokratrike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku propozoi që ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ta udhëheq listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së dhe të jetë kandidate për presidente të Kosovës, ndërsa ai të nominohet për kryeministër të Kosovës.

Në Bordin kryesor të partisë, ai deklaroi se takimi i sotëm i trupit më të lartë të LDK-së më në fund do të marrë vendim për bashkim me Osmanin. Ai deklaroi se ky bashkim nuk ka kurrfarë lidhje me interesa personale ose llogari zgjedhore, por me përgjegjësi politike.

"Para se të ketë qeveri të re, Kosova duhet të ketë president të ri. Përballë këtij realiteti, nuk mund të fshihemi. Sot duhet t'u japim qytetarëve qartësi politike, sot duhet të ofrojmë një zgjidhje dhe t'u mundësojmë atyre të vendosin duke votuar dhe t'i ndalim qëllimet e destabilizuesve. Po dalim para qytetarëve me një ofertë të plotë", shtoi kreu i LDK-së.

Zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës do të mbahen më 7 qershor. bsh/

Остани поврзан