• понеделник, 02 март 2026

Vijon periudha e motit të ngrohtë, temperatura deri në 20 gradë

Vijon periudha e motit të ngrohtë, temperatura deri në 20 gradë

Shkup, 1 mars 2026 (MIA) - Nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit, vijon periudha e motit të qëndrueshëm dhe të thatë, përveç të enjten kur do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Të enjten dhe të premten do të fryjë erë e përkohshme mesatare e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor që do të jetë më i shprehur përgjatë Vardarit.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë deri në 20 gradë.

Për sot sinoptikët paralajmërojnë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 13 deri në 17 gradë. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан