Vens: Nuk ka shanse që SHBA-ja të futen në një luftë disa-vjeçare në Lindjen e Mesme
- Nëndëspresidenti i SHBA, Xhej Di Vens, deklaroi se "nuk ka shanse" që sulmet eventuale ushtarake amerikane ndaj Iranit të çojnë në një luftë disa-vjeçare në Lindjen e Mesme.
Uashington, 27 shkurt 2026 (MIA) - Nëndëspresidenti i SHBA, Xhej Di Vens, deklaroi se "nuk ka shanse" që sulmet eventuale ushtarake amerikane ndaj Iranit të çojnë në një luftë disa-vjeçare në Lindjen e Mesme.
Në një intervistë për "Uashington Post", Vens tha se presidenti i SHB-së, Donald Tramp, po shqyrton opsionet – nga sulmet ushtarake për të parandaluar Iranin të shkojë deri te armët bërthamore, deri te një zgjidhje diplomatike – por se SHBA nuk do të futet në një konflikt disa-vjeçar.
"Ideja se do të jemi për vite me radhë në një luftë pa fund në Lindjen e Mesme – nuk ka shanse që kjo të ndodhë" tha Vens
Ai veten e përshkroi si "skeptik ndaj ndërhyrjeve ushtarake të huaja", duke kujtuar përvojën e tij nga lufta në Irak, por shtoi se SHBA-ja nuk duhet të refuzojnë automatikisht çdo opsion ushtarak për shkak të "gabimeve të së kaluarës".
Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit vazhduan dje në Gjenevë, pa arritur një marrëveshje konkrete, ndërkohë që prania ushtarake amerikane në rajon është në një nga nivelet më të larta të dy dekadave të fundit, raporton "Uashington Post".
Vens në intervistë, gjithashtu, komentoi diskutimet brenda lëvizjes konservatore mbi politikën ndaj Izraelit, duke theksuar se debati i hapur është i shëndetshëm për të djathtën. qa/
Foto: EPA