Vens: Armëpushimi me Iranin po mbahet, presidenti Tramp dëshiron një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Iranin
- Zëvendëspresidenti amerikan, Xhej Di Vens, deklaroi se armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit po mbahet, duke shtuar se presidenti Donald Tramp nuk dëshiron një armëpushim "të vogël", por një "marrëveshje gjithëpërfshirëse" me Teheranin.
Uashington, 15 prill 2026 (MIA) - Zëvendëspresidenti amerikan, Xhej Di Vens, deklaroi se armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit po mbahet, duke shtuar se presidenti Donald Tramp nuk dëshiron një armëpushim "të vogël", por një "marrëveshje gjithëpërfshirëse" me Teheranin.
"Aktualisht armëpushimi po respektohet, deklaroi Vens duke shtuar se bisedimet ndërmjet dy vendeve të mbajtura gjatë fundjavës në Pakistan kanë bërë "përparim të konsiderueshëm", por se një marrëveshje e plotë nuk ishte arritur për shkak të këmbënguljes së Uashingtonit që Irani të mos posedojë armë bërthamore.
Vens theksoi se Irani nuk duhet të mbështesë terrorizmin dhe se qëllimi i SHBA-së është një marrëveshje që do të mundësojë integrimin e Iranit në ekonominë globale.
Ndërkohë, televizioni "Si-En-En", duke iu referuar burimeve të njohura me bisedimet, publikoi se Vens mund ta udhëheqë delegacionin amerikan në një raund të dytë të mundshëm të negociatave, Sipas të njëjtave informacione, në bisedimet mund të marrin pjesë edhe i dërguari special Stiv Uitkof dhe dhëndri i Trampit, Xhared Kushner.
Armëpushimi skadon javën tjetër, ndërsa si datë e mundshme për një raund të ri të negociatave përmendet e enjtja. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s