• сабота, 21 февруари 2026

Vengu: Shqipëria synon të jetë hallkë e fortë në zinxhirin e sigurisë evropiane

Vengu: Shqipëria synon të jetë hallkë e fortë në zinxhirin e sigurisë evropiane

Tiranë, 18 shkurt 2026 (MIA) - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Piro Vengu, në intervistën për EUROAKTIV, tha se synimi i vendit të tij është të jetë një hallkë e fortë dhe e besueshme në zinxhirin e arkitekturës së sigurisë evropiane, përballë sfidave në rritje në kontinent.

"Rajoni ynë nuk është periferia e sigurisë evropiane, por pjesë e sistemit të saj nervor", tha Vengu, duke nënvizuar se Evropa Juglindore sot përballet me kërcënime që kërkojnë përgjigje të koordinuara dhe angazhim të shtuar.

Sipas tij, zgjerimi i Bashkimit Evropian drejtë Evropës Juglindore është e lidhur jo vetëm me përmbushjen e standardeve nga vendet kandidate, por edhe me koherencën dhe vendosmërinë gjeopolitike të vetë BE-së.

"Nëse Evropa dëshiron të dëshmojë thellësi strategjike, duhet të anëtarësojë ato vende që kontribuojnë vazhdimisht për ta garantuar atë", njoftoi ATSH.

Duke folur për prioritetet në fushën e mbrojtjes, Vengu u fokusua te rëndësia e rritjes së kapaciteteve të Forcave të Armatosura, duke vënë theksin te shpejtësia dhe masa në inovacion, kapacitete prodhuese, logjistikë dhe rezerva. 

"Shqipëria po ndërmerr hapa konkrete për forcimin e rolit të saj në sigurinë rajonale dhe evropiane, përmes ringjalljes së segmenteve të fjetura të industrisë së mbrojtjes, forcimit të korridoreve logjistike si dhe përmirësimit të porteve dhe infrastrukturës së ndërlidhjes. Synimi ynë është të jemi një vend anëtar i besueshëm dhe i parashikueshëm, që kontribuon në stabilitetin rajonal dhe prosperitetin evropian", theksoi Vengu. 

Ai vlerëson se stabiliteti mbetet para se gjithash mësim kombëtar, dhe më pas pëgjegjësi aleate. qa/

Foto: Fejsbuku i Vengut

 

 

Остани поврзан