• вторник, 30 декември 2025

Vendkalimi kufitar Evzoni përsëri u mbyll për të gjitha automjetet me dy bllokada katërorëshe nga bujqit grekë

Vendkalimi kufitar Evzoni përsëri u mbyll për të gjitha automjetet me dy bllokada katërorëshe nga bujqit grekë

Athinë, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Bujqit grek në vendkalimin  kufitar Evzoni  drejt vendit tonë, edhe sot si dy ditë më parë, e kanë bllokuar komunikacionin për të gjitha automjetet për hyrje dhe dalje nga Greqia në periudhën prej orën 11 deri në orën 15 sipas orës së Maqedonisë (12 deri 16 sipas kohës greke) dhe nga ora 17 deri 21 (nga ora 18 deri 22 sipas kohës lokale), njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Pas një pauze katërditore për festat e Krishtlindjeve dhe për të lehtësuar udhëtimin e qytetarëve, bujqit në të gjithë Greqinë të shtunën rifilluan bllokadat, ndërsa ata të cilët që nga 1 dhjetori janë me traktorët e tyre në pikën kufitare Evzoni, tashmë për ditën e tretë protestojnë me dy bllokada katërorëshe për hyrje dhe dalje nga Greqia për automjetet e pasagjerëve dhe ato të mallrave.

Nga LAMM informojnë se vendkalimi kufitar Niki (Mexhitlia) nga ora 10 deri 16 do të jetë i mbyllur për trafikun e automjeteve motorike transportuese, ndërsa sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, bllokada për kamionët do të zgjasë 12 orë, dhe nuk përjashtohet mundësia që në orët e mbrëmjes të ketë një bllokadë njëorëshe edhe për automjetet e pasagjerëve. 

Në gjithë Greqinë sot kulmojnë bllokadat, në orët e pasdites, për tre orë do të bllokohen edhe rrugët dytësore që lidhin Athinën me Selanikun, duke e ndarë Greqinë në dy pjesë, pasi autostrada është tashmë e bllokuar, dhe shtohet edhe mbyllja e autostradës Jonia që lidh qytetet Antirio dhe Janinë.

Pritet edhe për Vitin e Ri, përkatësisht nga e nesër deri të premten të hiqen bllokadat, të lehtësohet udhëtimi i qytetarëve, por megjithatë traktorët do të qëndrojnë të parkuar në njërën prej korsive.

Protestat e bujqve filluan më 30 nëntor, për shkak të shpenzimeve të rritura për prodhimtarinë dhe çmimet e ulëta të shitjes së produkteve të tyre, për shkak të skandalit me subvencionet bujqësore evropiane, ndërsa kërkesa kryesore është pagesa e subvencioneve të mbetura. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан