Vendet nordike ofrojnë mundësi të mëdha, ekziston interes dhe potencial për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik me Maqedoninë e Veriut
- Vendet nordike ofrojnë mundësi të mëdha ekonomike, por që të depërtohet në tregjet e tyre nevojitet kuptim të standardeve, pritjeve dhe kulturës afariste. Siç iu tha në ngjarjen e sotme që e organizon Oda ekonomike Suedi-Maqedoni e Veriut, ekziston interes për intensifikimin e bashkëpunimit afarist me Maqedoninë, ndërsa potencial ka në disa sektorë.
Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Vendet nordike ofrojnë mundësi të mëdha ekonomike, por që të depërtohet në tregjet e tyre nevojitet kuptim të standardeve, pritjeve dhe kulturës afariste. Siç iu tha në ngjarjen e sotme që e organizon Oda ekonomike Suedi-Maqedoni e Veriut, ekziston interes për intensifikimin e bashkëpunimit afarist me Maqedoninë, ndërsa potencial ka në disa sektorë.
Në vend janë të pranishëm rreth 30 kompani suedeze, të cilat punojnë në sferën e autoindustrisë, telekomunikimeve, pajsijeve mjekësore, tekstillit, shëndetësisë, kozmetikës,...

"Dinamika tregtare e Suedinë, Danimarkën dhe Norvegjinë është në mënyrë të konsiderueshme më e vogël se ajo që mund të jetë. Suedia vitin e kaluar ishte partneri i ynë i 19-të tregtar, që është solide, por qartë është potenciali për bashkëpunim më të madh dhe më të mirë. E njëjta vlen edhe për Danimarkën dhe Norvegjinë. Danimarka ishte në vendin e 43-të midis importuesve në Maqedoni, Norvegjia në vendin e 33-të, ndërsa Suedia në vendin e 24-të, gjë që tregon se ekziston interes për intensifikimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike. Në tregjet nordike, Maqedonia mund të ofrojë eksporte të produkteve nga sektorët e saj më të fortë - industria ushqimore, çokollatat, produktet me kakao, perimet, ëmbëlsirat dhe lakrën e freskët. Nga Suedia dhe vendet skandinave, ne shpesh importojmë yndyrë shtazore, ushqime pa laktozë, mish dhe peshk. Që shkëmbimi të jetë më i madh, më dinamik dhe më i llojllojshëm, është mirë të mundësohet pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e kompanive në ngjarje afariste, të realizohen takime dhe konferenca të drejtpërdrejta për të lidhur partneritete dhe për të krijuar lidhje afariste. Gjithashtu na duhet prezantim i drejtpërdrejtë i produkteve tona, traditës sonë dhe potencialit tonë të eksportit - verë, perime dhe fruta të freskëta, industri konservimi, produkte ëmbëlsirash,... Ne i ftojmë kompanitë nga vendet nordike të vizitojnë Maqedoninë dhe të kontaktojnë me kompanitë tona. Ekonomitë skandinave janë ndër më inovativet në Evropë, me industri të forta dhe teknologji të përparuara, e ato kanë edhe produkte me shije unike që përputhen me kulturën tonë", theksoi zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Albrim Hoxha.

Sipas ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë, Ola Solstrom, qëllimi është të tërhiqen sa më shumë ndërmarrje të cilat do të punonin në dhe me Maqedoninë.
"Në Suedi ka kapital që kërkon mundësi këtu. Ka kompani në Suedi që duan të ofrojnë produkte dhe shërbime në tregun tuaj. Do të përpiqemi të tërheqim edhe më shumë kompani. Duam të ndihmojmë që të ketë më shumë tregti, më shumë punësim dhe lidhje më të mira midis dy vendeve. Gjithashtu kemi kontakte personale përmes organizatave sportive dhe kulturore. Ja një sfidë - në pranverë, dilni nga sallat e konferencave, nga sheshi i Shkupit, vizitoni kompanitë, sipërmarrësit, organizatat. Njihuni më shumë me njerëzit që lidhin vendet tona. Në maj, e gjithë Ambasada do të udhëtojë nëpër Maqedoni për t'u njoftuar me këta njerëz. Kompanitë suedeze që janë tashmë këtu duhet të lidhen me njëra-tjetrën dhe me ne po ashtu", theksoi Solstrom.

Ai u bëri thirrje kompanive që të përfshihen në përmirësimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.
"Dëshirojmë të krijojmë mundësi në Suedi si destinacion për eksport, por edhe burim të investimeve. Me kreativitet, punë dhe përkrahje, kjo mund të përmirësohet. Kush e di, për dy-tre vite Suedia mund të mos jetë më në vendin e 19-të, por më lartë", shtoi ambasadori.
Solstrom me këtë rast potencoi edhe se Maqedonia ka përkrahje të fuqishme nga Suedia lidhur me procesin eurointegrues.

Ngjarja "Biznes me vendet nordike: Mundësi për prodhuesit nga Maqedonia e Veriut" u organizua në bashkëpunim me organizatën suedeze We Effect. bsh/
Foto: MIA