• вторник, 10 март 2026

Vang: Kina bën thirrje për armëpushim urgjent në rajonin e Gjirit Persik

Vang: Kina bën thirrje për armëpushim urgjent në rajonin e Gjirit Persik

Pekin, 9 mars 2026 (MIA) – Shefi i diplomacisë kineze, Vang Ji, sot bëri thirrje për armëpushim urgjent në rajonin e Gjirit Persik. 

Gjatë bisedimeve të sotme telefonike me homologun e tij nga Kuvajti Xharah Xhaber al – Ahmad al – Sabah dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Bahrejnit, Abdulatif bin Rashid al – Zajani, Vang theksoi se sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i vendeve të rajonit në Gjirin Persik duhet të respektohen në tërësi, transmetojnë mediat britanike. 

Ministri kinez u tha homologëve të tij se Kina është thellë e shqetësuar për përshkallëzimin e shpejtë të situatës në Lindjen e Mesme. 

Vang, njëherësh, konfirmoi se Pekini zyrtar do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajonin e Gjirit Persik. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан